HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana, plan për fushat me bar natyral. Do vihet dorë edhe te...

Tirana, plan për fushat me bar natyral. Do vihet dorë edhe te ‘Selman Stërmasi’

Tirana mendon për infrastrukturën. Në “Skënder Halili”, veç ndërtimit të fushave të reja me bar artificial, po ndërtohen edhe dy dhoma të reja zhveshjeje si dhe po rikonstruktohet godina e vjetër e stadiumit.

Plani i klubit është që edhe fusha me bar natyral të mbillet dhe të jetë gati për stërvitjen e ekipit të parë që këto ditë me shi përgatitet te sintetiku.

Nga ana tjetër, plani i bardhebluve është që shumë shpejt edhe “Selman Stërmasi” të ndryshojë dhe të hiqet tapeti i vjetër për t’u zëvendësuar me një tapet të ri.

Fusha e “Selman Stërmasit” ka vite që nuk është rikonstruktuar dhe gjendja e saj tani që flasim nuk është e mirë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments