...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStatistikat e Teuta- Vllaznia, më i miri në fushë nuk ishte një...

Statistikat e Teuta- Vllaznia, më i miri në fushë nuk ishte një shkodran

Renato Arapi debutoi me një pikë në stolin e Teutës. Kampionët në fuqi e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen ndaj Vllaznisë, duke mos ia dalë të ruajnë avantazhin e Georgiev.

Edhe pse me dhjetë lojtarë për rreth një orë lojë, Vllaznia barazoi me Latifin dhe mori një pikë të rëndësishme në “Elbasan Arena”.

Statistikat e emisionit “Analizë Superiore” në Supersport, nën nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, kanë zgjedhur një lojtar vendas si më të mirin e ndeshjes.

Ai është Asion Daja, i cili realizoi me sukses 77 nga 107 aksionet e ndërmarra (72%) dhe fitoi shtatë nga 12 duelet me lojtarët e skuadrës shkodrane.

Mesfushori i Teutës gaboi vetëm shtatë pasime, duke dërguar aty ku duhej 67 nga 74 topat e nisur për shokët e ekipit (91%). Daja u shfaq aktiv në fazën ofensive, duke kryer saktë 12 nga 15 pasimet drejt ¾ të fushës kundërshtare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.