Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMarkeljan Guri, sulmuesi që po spikat tek Akademia Vllaznia

Markeljan Guri, sulmuesi që po spikat tek Akademia Vllaznia

Tek Vllaznia U17 sivjet po bën një paraqitje shumë të mirë futbollisti nga Shllaku Markelian Guri . Ai është shndërruar në protagonist me lojën dhe golat e tij. Deri më tani ka shënuar 6 gola dhe sëbashku me Kubazin janë shënuesit më të mirë të ekipit.

Guri është i datëlindjes 18 gusht 2005, por duhet thënë se sezonin e kaluar ka luajtur me një ekip të rriturish!!!

Sigurisht jo shumë normale por trajneri Altin Xhahysa preferoi ta kishte pjesë të ekipit të KF Murlani që militon në kategorinë e tretë dhe fitoi të drejtën për t’u ngjitur në të dytën në fund të sezonit dhe në këtë sukses, kuptohet që kishte rolin e tij edhe 15 vjeçari.

Sivjet është rikthyer sërish tek Akademia Vllaznia duke u bërë pjesë e ekipit U17 që drejtohet nga trajneri Edmond Doçi dhe po bën mirë.

Kuptohet që synimet e Gurit janë për të patur një karrierë sa më të suksesshme në të ardhmen dhe prandaj punon fort çdo ditë në stërvitje.
Përgatiti: Mark Gjeka

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments