Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperliga vuan për sulmues, krenohet veç me lojtarin e Partizanit

Superliga vuan për sulmues, krenohet veç me lojtarin e Partizanit

Kampionati shqiptar në vite ka prodhuar sulmues që kanë bërë një karrierë brilante dhe madje që kanë veshur edhe fanellën e kombëtares.

Por vitet e fundit, ekipet e Superligës po vuajnë që të nxjerrin një sulmues. Kjo vihet re edhe këtë vit ku gjithë ekipet krysore kanë sulmues të huaj. E po ashtu duke qenë ndër golashënuesit më të mirë.

Kështu Guindo i Laçit me 8 golat e tij është shënuesi më i mirë i kampionatit. Gjithashtu edhe Seferi me 8 gola është në barazpeshë me sulmuesi nga Mali.

Por pavarësisht se sulmuesi i Tiranës ka një pasaportë shqiptare, ai nuk është një prodhim i kampionatit tonë. Edi Baša po ashtu me 7 gola, Alfred Mensah me 6 gola e po ashtu Zarubica me 6 gola janë ndër më të mirët në kampionat.

Jashtë kësaj liste nuk qëndron as Vllaznia me sulmuesin kroat, Aralica që ka shënuar 5 gola. Edhe për Latifin me 5 gola vlen i njëjti diskutim si me Seferin. Që pavarësisht se zotëron pasaportën shqiptare dhe ka luajur me kombëtaren, edhe ai nuk është produkt i Superligës.

I vetmi që mban krenarinë e kampionatit është Tedi Cara. Sulmuesi i Partizanit ka shënuar 5 gola deri më tani në këtë edicion. 21-vjeçari, një prodhim i Besës së Kavajës është i vetmi prodhim “bio” i kampionatit. Superliga ka vite që vuan për prodhimin e “bomberave” që në të shkuarën kanë qenë të shumtë me emra si: Sinani, Salihi, Fortuzi, Memelli etj.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments