Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMurinjo është 'special', vigjiljen e Vitit të Ri e kalon me të...

Murinjo është ‘special’, vigjiljen e Vitit të Ri e kalon me të pastrehët e Romës: Mos e harroni realitetin

Zhoze Murinjo është me të vërtetë një personazh unik, në fushën e gjelbër, por edhe jashtë saj. Trajneri portugez i Romës, ka zgjedhur që vigjilja e tij e Vitit të RI të ishte ndryshe nga të zakonshmet.

Kështu, gjatë ditës së djeshme ai ka vizituar një nga qendrat e të pastrehëve të kryeqytetit italian. Bashkë me pjesëtarët e stafit teknik, ai ka takuar banorët e kësaj qendre pritjeje, dhe u ka shpërndarë atyre disa dhurata për këtë fundviti, që të ndjenin pak ngrohtësi.

Më pas, portugezi iu drejtuar rrjeteve sociale për të ftuar të tjerët që të ndiqnin shembullin e tij. “Një vit të lumtur 2022 të gjithëve. Por ju lutem, mos bëni sikur nuk dini, mos e harroni realitetin, mos i harroni!

Ata ekzistojnë, janë kudo dhe kanë nevojë për ju! Kanë nevojë për të gjithë ne! Faleminderit Caritas e Romës për punën e pabesueshme që ka bërë”, shkruante Murinjo në postimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments