U mendua se do te gjente hapesirat e duhura tek Burreli, por kjo nuk ndodhi dhe si rrjedhoje, mesfushori shkodran Rigers Xhahysa eshte larguar nga kjo skuader.

20 vjeçari ne gjysmen e pare te kampionatit, eshte aktivizuar ne 8 ndeshje, por ne te gjitha si zevendesues duke qene ne fushe vetem 99 minuta dhe ka shenuar edhe 1 gol.

Kuptohet qe me keto statistika, ai nuk e ka pare veten mire dhe si rrjedhoje ka kerkuar te largohet duke hedhur syte tashme drejt ndonje skuadre tjeter ku mund te kete me shume hapesira.

Me ndryshimin e trajnerit tek Burreli, largimin e Patushit dhe ardhjen e Alcanit, duket se hapesirat jane zvogeluar edhe me shume per Xhahysen e si rrjedhoje tashme ka ardhur edhe “divorci” me matjanet.

Futbollisti i dale nga Akademia Vllaznia eshte tashme nje futbollist i lire, por me shume mundesi shume shpejt do te gjeje ekip sepse i ka te dhenat per te treguar vlerat e tij dhe per te bere mire ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/