Vllaznia ka luajtur sot nje ndeshje miqesore me ekipin e Terbunit te cilen e ka fituar me rezultatin 4-1 fale golave te shenuar nga Çoba, Mustedanagiç, A.Hoxhaj dhe Maliqi, nderkohe qe per pukjanet ka shenuar me 11-metersh Peqini.
Ne kete ndeshje te luajtur ne “Loro Boriçi” e te drejtuar nga treshja e arbitrave e perbere nga kryesori Bekris Dragusha e anesoret Saimir Hyseni dhe Benard Pepnikaj, trajneri Brdariç ka aktivizuar 23 futbolliste, nderkohe qe tre te tjere kane patur disa probleme shendetesore dhe si rrjedhoje jane lene pushim.
Kuqeblute e nisen ndeshjen me kete formacion: Zogoviç ne porte, ne mbrojtje Gurishta, Adili, Diagne dhe Hakaj, ne mesfushe Krymi, Heriç dhe Da Silva, ndersa ne repartin e sulmit jane aktivizuar edhe Kruja, Latifi e Çoba.
Ne minutat e fundit te pjeses se pare Hakaj ka ndjere nje shqetesim dhe si rrjedhoje eshte larguar duke i lene vendin Smajlit. Ai e ka nisur edhe pjesen e dyte ne fushe, nderkohe qe e njejta gje ka ndodhur edhe me sulmuesin Çoba.
Nderkohe 9 te tjeret kane qene ato te formacionit te dyte. Ne porte ne kete 45 minutesh ka qene Qarri, per te vazhduar me Fangaj, Paloka, Bulatoviç, Pjeshka, Mustedanagiç, Panos, Muliu, A.Hoxhaj. Ne minutat e fundit nderkohe ka patur pak vend edhe per ukrainasin Kalaitan qe zuri vendin e Çobes si dhe per Maliqin qe zevendesoi Muliun./SHKODRA-SPORT.COM/















