HomeKRYESOREE FUNDIT/ Armando Vajushi largohet nga Petroluli

E FUNDIT/ Armando Vajushi largohet nga Petroluli

Futbollisti shkodran Armando Vajushi pas dy vitesh aktivizimi ne kampionatin rumun te futbollit, pritet t’i jape fund karrieres me ekipin Petrolul Ploiesti.

Media te ndryshme ne kete vend madje e bejne fakt te kryer largimin e futbollistit 30 vjeçar i cili me kete skuader ka luajtur ne 34 ndeshje dhe ka shenuar 16 gola.

Ende nuk ka asnje informacion per te ardhmen e ketij lojtari por me siguri qe ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete gje.

I dale nga Vllaznia, Vajushi provoi te luante me sukses ne Bullgari tek Litex Lovech, prej te cilit u transferua me pas ne Itali tek Chievo Verona.

Pas kesaj skuadre, ka provuar te luaje me disa skuadra te tjera, kryesisht ne Seria B italiane, para se te rikthehej serish ne Shqiperi ku u aktivizua te Teuta per pak kohe, para se te transferohej ne Rumani tek Petrolul. Tashme mbetet per t’u pare se ku do ta vazhdoje karrieren e tij./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments