Emiljano Musta është lojtar zyrtarisht i Kukësit. Është klubi verilindor që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije që është arritur marrëveshja me mbrojtësin deri në vitin 2023. Në lajmërimin e bërë për mediet thuhej:

“Zyrtare! Emiljano Musta është futbollist i Kukësit

Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi nga Elbasani rikthehet te ekipi ynë pas dy aventurave të ndryshme në Superiore! Sezonin e fundit, Musta ishte futbollist i Partizanit, por nga dita e sotme do të jetë nën urdhërat e trajnerit Longo.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Emiljano”.

Më parë, ai ka luajtur me Elbasanin, Shkumbinin, Partizanin, Teutën, Flamurtarin dhe Laçin.