Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkurtaj nuk vjen, të kuqtë shohin për opsione të tjera

Shkurtaj nuk vjen, të kuqtë shohin për opsione të tjera

Partizani është në ndjekje të një sulmuesi që mund të garantojë shumë gola për pjesën e mbetur të sezonit dhe “demat” hodhën sytë te Vasil Shkurtaj që do të ishte i gatshëm të rikthehej në Kategorinë Superiore nga ku u arrit dhe akordi paraprakisht për çështjen financiare.

Burime të gazetës pranë klubit bëjnë me dije se gjithçka që e ndalon është viza që e mban “mbërthyer” sulmuesin deri në muajin prill në Kinë.

Një kohë shumë e gjatë kjo për Partizanin, nga ku kërkon me çdo kusht një sulmues në muajin janar që të jetë i aftë për të shënuar mjaftueshëm gola.

Ne kete menyre, duket se pista “Shkurtaj” ka rene per te kuqte, ashtu si ajo e shkodranit Çinari dhe per kete arsye, ato do te tentojne ndonje sulmues tjeter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments