HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREErgys KAÇE lojtar i lirë. E mbyll me Partizanin

Ergys KAÇE lojtar i lirë. E mbyll me Partizanin

Partizani dhe Ergys Kaçe kanë ndërprerë bashkëpunimin pas gjashtë muajve. Klubi i kuq dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët, me lojtarin që del i lirë në treg. Ish-mesfushori i Kombëtares nuk la gjurmë në futbollin shqiptar, duke u larguar vetëm pas gjysmës së sezonit nga Demat.

28 vjeçari luajti 17 ndeshje mes Kupës dhe kampioantit, duke shënuar një herë në Kupë. 801 minuta për lojtarin, që e kishte eksperiencën e parë në Shqipëri, teksa u bë lojtari më i paguar për gjashtë muajt e kaluar në Superligë.

Ndryshimi i trajnerit dhe stafit teknik te Partizani, bënë që Kaçe mos ishte më dëshirë e drejtuesve duke sjellë edhe gjetjen e gjuhës së përbashkët për largim. Divorci nuk ka qenë edhe kaq i lehtë, me Kaçen që u degdis për disa ditë në ekipin e të rinjve për stërvitje.

Njoftimi:

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Ergys Kaçe. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirkuptim marrëveshjen mes tyre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments