Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPresidenti Armand Duka reagon pas deklaratës së Granit Xhakës

Presidenti Armand Duka reagon pas deklaratës së Granit Xhakës

Granit Xhaka ka rikthyer sërish në vëmendje mungesën e një ftesë nga Kombëtarja shqiptare shumë vite më parë.

Gjatë një video live në rrjetet sociale, mesfushori i Arsenalit u shpreh se babai tij i ka ofruar që të dy vëllezërit te Federata Shqiptare e Futbollit për të luajtur me kuqezinjtë, por këta të fundit nuk e afruan asnjëherë.

Më tej, Graniti theksoi se vetëm Lorik Cana e kishte kontaktuar dhe ftoi për të luajtur për Kombëtaren shqiptare. Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka që nuk ka dashur të bëjë polemika. Në një prononcim për “Lajmi.net”, Duka tregoi respekt për familjen Xhaka për kontributin e dhënë për Shqipërinë.

“Granit është një yll që na nderon ne shqiptarëve. Respekt për familjen Xhaka për kontributin e dhënë për Shqipërinë”, ishte përgjigja e Dukës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments