Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETek Vllaznia frikë nga nënvlerësimi edhe për sfidën ndaj Flamurtarit

Tek Vllaznia frikë nga nënvlerësimi edhe për sfidën ndaj Flamurtarit

Fillimi i javës do ta gjejë Vllazninë në fushën e stërvitjes dhe kuqeblutë do nisin përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë të Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit.

Ajo që u pa në ndeshjen ndaj Egnatias ishte një sfidë, ku skuadra kuqeblu shfaqi përsëri problemet e dueleve të mëparshme, duke shfaqur shumë probleme në aspektin sulmues.

Ndoshta u nënvlerësua kundërshtari apo lojtarët shkodranë mbivlerësuan veten, por një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrsesi ndaj Flamurtarit.

Skuadra duhet të karikohet për ndeshjen e ardhshme, dhe të mos luajë me shumë vetëbesim, gjë kjo që do ta vinte skuadrën kuqeblu me “shpatulla pas murit”.

E rëndësishme është që të merret rezultati i duhur dhe ekipi ta kalojë këtë kundërshtar. Për kuqeblutë nuk ka asnjë justifikim tjetër, përveç fitores ndaj Flamurtarit dhe kalimin për në turin tjetër të këtij kompeticioni.
Maringlen Zhivani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments