Fillimi i javës do ta gjejë Vllazninë në fushën e stërvitjes dhe kuqeblutë do nisin përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë të Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit.

Ajo që u pa në ndeshjen ndaj Egnatias ishte një sfidë, ku skuadra kuqeblu shfaqi përsëri problemet e dueleve të mëparshme, duke shfaqur shumë probleme në aspektin sulmues.

Ndoshta u nënvlerësua kundërshtari apo lojtarët shkodranë mbivlerësuan veten, por një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrsesi ndaj Flamurtarit.

Skuadra duhet të karikohet për ndeshjen e ardhshme, dhe të mos luajë me shumë vetëbesim, gjë kjo që do ta vinte skuadrën kuqeblu me “shpatulla pas murit”.

E rëndësishme është që të merret rezultati i duhur dhe ekipi ta kalojë këtë kundërshtar. Për kuqeblutë nuk ka asnjë justifikim tjetër, përveç fitores ndaj Flamurtarit dhe kalimin për në turin tjetër të këtij kompeticioni.
Maringlen Zhivani