Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFirmosi në La Liga, Uzuni ka një premtim special për tifozët e...

Firmosi në La Liga, Uzuni ka një premtim special për tifozët e ish-klubit: Do kthehem të fitoj atë që më mungon

Myrto Uzuni është zyrtarisht një lojtar i Granada në Spanjë, një hap i rëndësishëm në karrierën e sulmuesit të përfaqësueses kuqezi, për të cilën ai padyshim që ka qenë i gëzuar. Por lojtari, nëpërmjet rrjeteve sociale e ka cilësuar këtë edhe një ditë të trishtë, pasi është larguar nga klubi i Ferencvarosh ku brenda një kohe të shkurtër ishte kthyer në idhull për tifozët.

Në postimin e tij, Uzuni ka falënderuar fansat e shumtë, por edhe u ka bërë një premtim të veçantë që në vijimin e karrierës, do të kthej përsëri të bëhej pjesë e klubit hungarez.

POSTIMI I UZUNIT

Sot është një ditë e trishtë për mua, duke u larguar nga një qytet dhe një klub ku u ndjeva i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, fansat, stafi dhe shokët e skuadrës.

E di që për këtë fanellë kam dhënë gjithmonë 101%. Faleminderit të gjithëve që thirrët emrin tim dhe më mbështetët në ditë të mira dhe të këqija. Së bashku ishim të suksesshëm, fituam titullin kampion, u kualifikuam për Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës. E vetmja gjë që më mungon është fitorja e Kupës së Hungarisë.

Por jam i sigurt se do të kthehem përsëri me ju më vonë në karrierën time. E vetmja gjë që mund të them me plot zemër tifozë të Ferencvarosh është që kjo është një mirupafshim, jo një lamtumirë. Luani juaj, Myrto Uzuni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments