Tashme nuk ka me dilema. Klubi i Futbollit Vllaznia tashme eshte i teri ne duart e biznesmenit Alban Xhaferi. Procesi i transferimit te kapitaleve nga Bashkia Shkoder tek firma e tij ka perfunduar.

Xhaferi dhe firma u paten shpallur para disa muajsh fitues te tenderit per blerjen e 100 % te aksioneve te KF Vllaznia dhe kalimi i tij deshi edhe nje periudhe per t’u bere pronar me te drejta te plota i tij.

Kjo pasi, biznesmeni ne fjale te bente pagesen e plote te shumes se blerjes te klubit shkodran. “Shkodra Sport” meson se nje pagese e tille prej diku tek 600 milione leke te vjetra tashme eshte realizuar dhe Alban Xhaferi eshte pronar me te drejta te plota i tij.

Bashkia Shkoder ne kete menyre pas diçka me shume se 10 vitesh, heq dore plotesisht nga KF Vllaznia te cilen e pat shnderruar ne shoqeri aksionere ne gusht te vitit 2011, duke realizuar te parin proces ne Shqiperi te shitjes se aksioneve te saj me ankand.

Per Vllaznine ne kete menyre tashme nis nje epoke e re, e cila shpresojme te jete po aq e suksesshme sa ajo e sezonit te kaluar dhe pse jo edhe me shume, sezon qe ishte i pari i Alban Xhaferit prane Vllaznise (ndonese jo si president por thjesht si donator)./SHKODRA-SPORT.COM/