HomeKRYESORENejmar i 'shprehu dashurinë' për fundin e karrierës, vjen përgjigja e papritur:...

Nejmar i ‘shprehu dashurinë’ për fundin e karrierës, vjen përgjigja e papritur: Nuk duam lojtarë që vijnë për pension

Ylli brazilian i PSG-së, Nejmar, çuditi të gjithë pak ditë më parë teksa bëri të qartë se në fundin e karrierës kishte si synim që të shkonte të luante në MLS.

Ai nuk foli për oferta konkrete, por tha se do të ishte i lumtur të luante atje pasi kalendari i aktiviteteve ishte më i shkurtër. “Kështu do të kemi 3-4 muaj pushime”, theksoi ai.

Deklarata të cilat në SHBA i kanë interpretuar si një nënvlerësim të cilësisë së kampionatit të tyre dhe kanë bërë që qartë se nuk do të preferonin futbollistë që vinin me këtë mendje.

Shefi Ekzekutiv i MLS-së, Don Garber, bëri të qartë për ESPN se nuk preferonte tipa të tillë në kampionatin e tij.

”Nuk kemi nevojë që të marrim një lojtar të madh në fundin e karrierës së tij pasi ka vendosur që të vijë dhe të tërhiqet në MLS.

Nëse këta lojtarë nuk vijnë të luajnë dhe të japin një kontribut të rëndësishëm për ekipet e tyre, atëherë të mos vijnë. Nëse nuk e respektojnë ligën dhe tifozët, nuk i duam.

Në dëshirojmë që historia jonë të jetë me lojtarë të rinj që vijnë këtu në hapat e parë ose në kulmin e karrierës së tyre dhe e bëjnë këtë kampionatin më të preferuar.

Kur Zlatan Ibrahimoviç u largua nga MLS, askush nuk tha se po shkonte të tërhiqej nga futbolli në Itali, dhe të them të drejtën, kjo ishte një fyerje për ne”, tha Gerber.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments