HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStenio Junior 'fal' Tiranën, derbi i kryeqytetit mbyllet vetëm me tym

Stenio Junior ‘fal’ Tiranën, derbi i kryeqytetit mbyllet vetëm me tym

Nuk ka fitues në derbin Tirana-Partizani, që përfundoi 0-0 dhe bardheblutë shkojnë 9 pikë nga Laçi, që nesër ka një transfertë të vështirë kundër Kastriotit. Një duel me plot emocione, që edhe u ndal nga tymi i flakadanëve deh tymueseve.

Tirana ishte disi më kërkuese në fillim të derbit, por Xhixha në dy raste ndalet nga mbrojtësit e Partizanit. Herën e parë ai tentoi një parabolë, kurse në rastin e dytë pranë portës gjeti këmbët e Bitrit me top.

Limaj gjithashtu u mundua të befasonte nga distanca, por pa sukses. Xhixha në minutën e 35-të krosoi mirë për Devid. Braziliani e devijoi topin, që shkoi pranë shtyllën.

Drithërima te Partizani, ashtu sikurse ndodhi edhe tre minuta më pas kur Bitri goditi me kokë pas një krosimi nga këndi. Ne shtesën e pjesës së parë pati një moment ndërhyrje nga VAR për karton të kuq dhe penallti, por në fund Totre mori të verdhë, kurse për momentin e dytë nuk u dha penallti për Tiranën.

Në pjesën e dytë trajneri Mehmeti mendoi të aktivizonte Carën, i cili menjëherë provoi të rrezikonte dhe vuri në vështirësi trajneri Bekaj me një gjuajtje nga distanca. Rastin më të martë për Partizanin e kishte Stenio Junior, i cili me portën bosh nuk shënoi nga një metër larg.

Limaj kundërpërgjigjet për Tiranën. Në rastin e parë goditi jashtë, në të dytin gjeti Matondon që ia ndali topin. Deri në fund nuk pati asnjë gol dhe skuadrat morën nga një pikë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments