HomeKRYESOREPërballet kundër skuadrës së Muriqit, Bare stërvitet në… plazh

Përballet kundër skuadrës së Muriqit, Bare stërvitet në… plazh

Keidi Bare ka menduar një mënyrë speciale për t’u stërvitur në prag të ndeshjes kundër Majorkës së Muriqit në kampionat.

Mesfushori i Espanjolit, që për disa ditë pritet të luajë me Kombëtaren shqiptare në miqësoren kundër Spanjës, pikërisht në stadiumin e tij ka ndarë disa foto në rrjetet sociale ku shihet teksa stërvitet në plazhin e Barcelonës.

Dihet që ushtrimet në rërë janë një stërvitje force dhe për këtë Bare po mendon për më shumë muskuj në gjymtyrët e poshtme.

Espanjoli do të luajë ditën e diel në shtëpi ndaj Majorkës, teksa për renditjen aktuale ndodhet në vendin e 12-të me 33 pikë të grumbulluara, nëntë pikë nga zona e ftohtë.

Ndërsa sa i përket mesfushorit fierak, që para dy ndeshjesh shënoi edhe kundër Vijarealit, ka prenotuar një vend në mesfushën e Vinsente Morenos.

Bare, deri në këtë pikë të sezonit është aktivizuar 20 ndeshje dhe pjesën e mbetur, rreth tetë ndeshje i ka humbur për shkak të dëmtimeve të lehta që ka pësuar. Ndërkohë, me fanellën e Espanjolit mesfushori ka grumbulluar në total 52 ndeshje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments