Shpëtim Duro ishte i ftuar si zakonisht në emisionin “Sport News” me gazetaren Enxhi Biba. Ish trajneri i mirënjohur foli për shkarkimet e trajnerëve në skuadrat e Vllaznisë dhe Dinamos.

Unë s’mund të përcaktoj nëse ishte vendim i drejtë apo jo. Ishte vendimi i një presidenti shumë të suksesshëm. Ai e ka bërë të qartë në deklaratat e tij. Ne e kemi thënë që Vllaznia ishte ndërtuar për kampion, por dhe humbja me Tiranën bëri që të merrte këtë vendim. Vllaznia e këtij sezoni ishte larg pritshmërive. Një skuadër me këto kualitet nuk mund të jetë kaq larg kreut.

Deklarata e Brdariç

Nuk do hyj tek ana financiare, pasi trajnerët e huaj paguhen sa dyfishi i trajnerëve shqiptar. Mund të kenë marrë me pikatore trofe. Arritjet janë më të shumta të trajnerëve shqiptarë. Unë e kam thënë që trajnerët e huaj janë të mbivlerësuar. Janë çështje të brendshme të klubit, por ai e ka thënë që ishte mirënjohës.

Më e fortë Vllaznia pa të?

Unë nuk e di si kanë bashkëpunuar, por të largohet trajneri dhe të qëndrojë stafi. Ose ka marrë Brdariç vendime individuale, por nuk e besoj, ose janë vendime të përbashkëta.

Shkarkimi i Devollit

Sigurisht që unë Devollin nuk e prisja të shkarkohej për arsye se ai shumë vonë u emërua. Ai po punonte pavarësisht rezultateve. Misionin duhet tra çonte deri në fund ky trajner. Unë pashë prezantimin e trajnerit italian. Një trajner i niveleve të ulëta në Itali. Ai ka ardhur që ta shpëtojë Dinamon dhe jo ta çojë në nivele të larta. Rënia nga kategoria do ishte e rëndë.