Ditën e sotme, ka mbushur 35-vjeç… Po flasim për Ndriçim Shtubinën, një emër të njohur të futbollin tonë, produkt i Vllaznisë, i cili duket sikur ka një jetë të tërë që luan futboll.

Mesfushori, i cili ka provuar të luajë edhe në krahët e mbrojtjes, që i vogël e kishte një dëshirë të madhe, që i kishte lindur, teksa shihte në “Loro Boriçi” ndeshjet e Vllaznisë.

Një ditë, Shtubina vesh fanellën e moshave të Vllaznisë dhe ai e kuptoi se mund t’ia dilte. Aty nisi gjithçka për të dhe për të vijuar këtu, teksa luan me Egnatian.

Pjesën më të madhe të karrierës, Shtubina e ka kaluar te Vllaznia, ndërkohë që është aktivizuar edhe me skuadra si Ada, Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi, Laçi dhe së fundmi tek Egnatia. Në total në karrierën e tij, Shtubina ka shënuar 68 gola, teksa 40 i ka realizuar me fanellën e Vllaznisë, fanellën e tij të zemrës.

Me këtë rast, “Shkodra Sport” i uron Ndriçim Shtubinës edhe 100 vite të tjera të bukura në karrierën e tij futbollistike.
Maringlen ZHIVANI