Qe prej se henes, Thomas Brdariç nuk eshte me trajner i Vllaznise sepse drejtuesit e klubit vendosen nderprerjen e kontrates me te, por gjermano- kroati ndodhet ende në Shkodër.

Burime të “Shkodra Sport” bëjnë me dije se ish- tekniku i kuqebluve nuk është larguar akoma nga qyteti verior, teksa siç duket ka pritur menaxherin e tij për të mbyllur marrëveshjen me presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Por nderkohe, gjate ketyre kater diteve nga sa mesohet, ai ka takuar disa prej lojtareve dhe ka konsumuar kafe me to.

Brdariç qëndroi për gati dy edicione në Shkodër, teksa duhet thënë se ka bërë një punë të mirë, ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë, megjithatë klubi shkodran vendosi që ta mbyllë këtë bashkëpunim këtu.

Vete ai ne ndonje prononcim te shkurter te dhene pas largimit te tij nga kjo detyre, e ka falenderuar klubin shkodran per eksperiencen e kaluar aty
Maringlen ZHIVANI