Egnatia-Vllaznia do jetë sfida që do luhet nesër në kuadër të javës së 26-të të kampionatit. Një takim mjaft interesant dhe që pritet edhe kësaj rradhe shumë i luftuar. Një nga protagonistët e duelit pritet të jetë edhe Demir Imeri. Mefushori i Egnatias dhe ish-i i Vllaznisë sezonin e shkuar në një prononcim ekskulziv për “Shkodra Sport” flet për prag ndeshjen.

Imeri tha: “Po e përgatisim sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme. E dimë që do jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Vllaznisë. Po thonë që Vllaznia do ketë mungesa, por jemi të vetëdijshëm çfarë na pret nesër. Ne jemi të etur për pikë dhe do luftojmë fort. Besoj se nesër pikët do ngelin në Rrogozhinë.

Vllaznia ? Kam respekt maksimal për atë skuadër dhe atë tifozeri. Por i uroj suksese pas fishkëllimës së fundit nesër.

Mbijetesa ? Do jetë një garë shumë e fortë deri në fund. Ne kemi ekip shumë të mirë dhe me kualitet dhe besoj se do e arrijmë mbijetesën”.