Vllaznia do të udhëtojë nesër drejt Rrogozhinës për t’u rikthyer te fitorja, përballë një Egnatie, që ndaj shkodranëve, kërkon suksesin pas tre ndeshjes pa fitore.

Tashmë për skuadrën e Elvis Plorit, humbja ndaj Tiranës, la një shije të hidhur për mënyrën se si shkuan gjërat në këtë post-ndeshje, teksa klubi shkodran vendosi të shkarkojë edhe trajnerin Thomas Brdariç.

Megjithatë, këtë herë ndaj Egnatias, do të duhet tjetër strategji. Egnatia konsiderohet një kundërshtar për t’u kaluar, edhe pse në një kampionat si ky nuk ka skuadra të lehta, aq më tepër rrogozhinasit, që nën drejtimin e Ramadanit, kanë bërë përgjithësisht mirë, ç’ka ka bërë të luajnë me kokën lart ndaj çdo rivali.

Te Vllaznia do të ketë pesë mungesa të rëndësishme, teksa Gurishta, Latifi, Jonuzi, Aralica dhe Da Silva, nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje. Megjithatë, përveç këtyre mungesave, do të kemi edhe spostime lojtarësh në pozicione të ndryshme.

Kështu, Adili do të luajë në rolin e mbrojtësit në krahun e djathtë, në mbrojtjen me katër lojtarë. Mbrojtësi është i gatshëm për të dhënë maksimumin e tij në këtë pozicion të fushës, teksa mbetet për t’u parë se sa do të përshtatet në këtë rol në fushë.

Ndërkohë, te Vllaznia pas humbjes me Tiranën, janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në kërkim të fitores, që do të ishte edhe një mini-revansh ndaj Egnatias, për atë barazim të marrë në Shkodër fazën e dytë.
Maringlen ZHIVANI