HomeKRYESORENuk lejuan femrat në stadium, Irani rrezikon përjashtimin nga 'Katar 2022'

Nuk lejuan femrat në stadium, Irani rrezikon përjashtimin nga ‘Katar 2022’

Irani rrezikon të përjashtohet nga Botërori i Katarit. Shkak është se në këtë vend nuk lejohen ende femrat në stadium.

Në ndeshjen e fundit kundër Libanit ishin shitur 2000 bileta për femrat, por ato nuk janë lejuar në stadium.

FIFA i ka kërkuar Iranit që në vitin 2019 ta heqë kufizimin që nuk lejon femrat në stadiume.

Një lloj konfirmimi për këtë lajm e ka dhënë edhe Mehrdad Seradschi, i cili është anëtar i Bordit të Federatës Iraniane të Futbollit.

“Ne po dëgjojmë lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik”, shkruan Seradschi në Twitter.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments