HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKlubi Vllaznia jep njoftimin për biletat e ndeshjes me Skënderbeun

Klubi Vllaznia jep njoftimin për biletat e ndeshjes me Skënderbeun

Vllaznia do te luaje per te dyten jave rresht sipas kalendarit perseri ne stadiumin e saj dhe per kete arsye, te shtunen ne oren 16.45 do te prese ne “Loro Boriçi” ekipin e Skenderbeut te Korçes.

Per kete te fundit thuajse ky takim nuk vlen asgje ngaqe tashme pothuajse eshte i rene nga kategoria, por per Vllaznine vlen shume sepse eshte ne gare per te siguruar nje vend qe e çon ate ne Kupat e Europes permes kampionatit.

Per kete arsye, drejtuesit e klubit shkodran kane vendosur qe edhe per sfiden ndaj korçareve ne tre prej tribunave te stadiumit te kete çmime te lira biletash, konkretisht 100 dhe 200 leke.

Kjo behet e ditur permes njoftimit te shperndare ne faqen zyrtare te klubit. Shitja e biletave do te nise diten e neserme dhe sporteli do te jete i hapur deri ne fund te ndeshjes me Skenderbeun qe do te startoje ne oren 16.45 te se shtunes./SHKODRA-SPORT.COM/

Ja çfare shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran per kete çeshtje:

NJOFTIM

Duke filluar nga nesër, nis shitja e biletave të ndeshjes së javës të 31-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia- Skënderbeu që do të luhet të shtunën në ora 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini në sportelet pranë stadiumit.
Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments