Skënderbeu ndodhet në ditët më të vështira prej më shumë se një dekade. Korçarët që fituan tituj të njëpasnjëshëm në Superligë, madje duke kapur dy herë edhe grupet e Europa League, duke qenë i vetmi ekip shqiptar që e ka arritur diçka të tillë në histori është pranë rënies nga Superliga. Me vetëm 21 pikë pas 30 javëve të para gjithçka duket shumë e vështirë për korçarët.

E këtë fundjavë ata vizitojnë Shkodrën për tu përballur me Vllazninë në shpresën e fundit për një qëndrim në Superiore. Egnatia që momentalisht është në vendin e tetë të renditjes me 34 pikë, pra 13 pikë pas rrogozhinasve, ku kanë ngelur edhe 6 javë për tu luajtur. Thuajse mision i pamundur për bardhekuqtë që shikojnë në horizont fundin e një projekti aq të suksesshëm.

Në horizont për Skënderbeun është një kundërshtar aspak komod siç është Vllaznia. Dhe po të llogarisësh përballjet e sezoneve të fundit mes shkodranëve dhe korçarëve shikohet një dominim i kuqebluve. Fitorja e fundit në Shkodër e Skënderbeut daton më 29.02.2020, dy vite më përpara ku korçarët fitonin 0-1 në minutën e fundit.

Do shënonte Blerim Krasniqi, sulmuesi kavjas që tashmë mbron ngjyrat e Gjilanit në Kosovë. Tashmë pritet një tjetër përballje me objektiva të kundërt mes dy skuadrave, që në vite kanë dhuruar duele interesante mes tyre.
Endri ÇINARI