Skënderbeu është me një këmbë në Kategorinë e Parë. Korçarët mbajnë vendin e fundit në klasifikim me vetëm 21 pikë, kur duhen edhe gjashtë javë nga fundi i sezonit.

Duket se as mrekullitë s’e shpëtojnë skuadrën korçare, që ka marrë një tjetër goditje.

Bashkia Korçë si aksionere ka ulur buxhetin në 130 milionë lekë të vjetër në vit, teksa presidenti Ardian Takaj ka thënë se nuk do heq dorë nga drejtimi i klubit as në Kategorinë e Parë.

Korçarët luajnë të shtunë në 16:45 me Vllazninë në transfertë dhe pas sfidës do qartësohen shumë pikëpyetje pas 90 minutave të “Loro Boriçit”./newsport/