Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Mbrojtësi shkodran Elmando Gjini nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Pas përfundimit të marrëveshjes së huazimit njëvjeçar, klubi shkodran ka vendosur të mos aktivizojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij dhe futbollisti do të rikthehet te klubi që zotëron kartonin, Ballkani.
Gjini iu bashkua Vllaznisë në verën e vitit të kaluar në formë huazimi nga Ballkani, me kuqeblutë që kishin gjithashtu opsionin për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.
Megjithatë, me mbylljen e sezonit dhe të marrëveshjes së huazimit, palët nuk kanë vijuar bashkëpunimin dhe 23-vjeçari do të rikthehet në Suharekë për të vendosur mbi të ardhmen e tij.
Në njoftimet e fundit të klubit shkodran është konfirmuar se, me përfundimin e huazimit, Elmando Gjini do të rikthehet te Ballkani, duke mbyllur kështu aventurën e tij njësezonale me fanellën kuqeblu.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


