...
HomeFUTBOLLE mbylli sezonin te Skënderbeu, futbollisti 21-vjeçar grumbullohet nga përfaqësuesja e Kosovës

E mbylli sezonin te Skënderbeu, futbollisti 21-vjeçar grumbullohet nga përfaqësuesja e Kosovës

Mbrojtësi 21-vjeçar, Leard Sadriu, ishte pjesë e Skënderbeut në fund të këtij sezoni.

Pavarësisht dështimit të skuadrës korçare, që nuk mundi të mbijetonte në elitën e futbollit shqiptar, kjo gjë nuk e ka penalizuar futbollistin nga Ferizaj, për të qenë pjesë e përfaqësueseve të Kosovës, teksa së fundmi është grumbulluar nga skuadra A.

Ka qenë vetë Sadriu, që nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, ka ndarë foto nga séance stërvitore me Kosovës, teksa shihet në duel me Milot Rashicën.

Vlen të theksohet fakti se 21-vjeçari mbylli bashkëpunimin me Skënderbeun pas dështimit që u shoqërua me rënien nga kategoria, teksa fillimisht do të rikthehet te Shkëndija, klub që disponon kartonin e Sadriut.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.