HomeKRYESORE'Bayern kapitull i mbyllur për mua', Oliver Kahn i kthehet Lewandowskit

‘Bayern kapitull i mbyllur për mua’, Oliver Kahn i kthehet Lewandowskit

Oliver Kahn ka reaguar pas deklaratës së Robert Lewandowski. Sulmuesi polak deklaroi: “Epoka ime te Bayerni ka përfunduar. Nuk shoh më asnjë shans për të luajtur për këtë klub.

Bayerni është një klub serioz, transferimi është zgjidhja më e mirë, shpresoj se nuk do të më bllokojnë”.

Përgjigje e Drejtorit të Bordit të baverezëve ka folur për Sport1: “Nuk mund t’ju them pse Robert zgjodhi këtë mënyrë për të komunikuar situatën e tij.

Deklarata të tilla publike nuk të çojnë askund. Robert duhet ta dijë realisht vlerën që ka pasur te Bayerni, vlerësimi nuk është një rrugë me një drejtim të vetëm”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments