HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELuanin bashkë te VLLAZNIA, Barcelona bashkon Markun me Gurishtën

Luanin bashkë te VLLAZNIA, Barcelona bashkon Markun me Gurishtën

Herald Marku ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me Erdenis Gurishtën. Dy lojtarët e njohur të kampionatit shqiptar duken se janë miq të mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë shpesh në rrjetet sociale.

Dikur shokë të Vllaznia, ndërsa sot rivalë në Superiore, Heraldi dhe Erdenisi kanë zgjedhur Spanjën si destinacionin e tyre për të kaluar disa ditë pushime.

Ata shfaqen në Barcelonë, vend nga i cili kanë zgjedhur të shpërndajnë dhe një foto së bashku. Kujtojmë që Herald Marku është pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën ka edhe një vit kontratë.

Ndërsa Erdenis Gurishta kontribuon për Vllazninë. Të dy ekipet do të marrin pjesë në Kupat e Europës dhe së shpejti pritet të fillojë stërvitja./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments