HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë shkodran zyrtarizohet si drejtor sportiv tek Egnatia

Një shkodran zyrtarizohet si drejtor sportiv tek Egnatia

Ndriçim Shtubina “vari këpucët në gozhdë” në fund të këtij sezoni, ndërsa sot është konfirmuar se 35-vjeçari do të marrë një drejtim tjetër në karrierën e tij sportive.

Në një postim në rrjetet sociale faqja e Egnatias ka postuar një foto të ish-mesfushorit dhe krahas saj shkruan se 35-vjeçari do të mbajë postin e drejtorit sportiv te skuadra e Rrogozhinës.

“Klubi është i lumtur t’ju bëjë me dije se Ndriçim Shtubina do të jetë drejtori sportiv i Egnatias për sezonin e ardhshëm. Suksese kapiten!”-shkruhet në postimin e Egnatias.

Shtubina i dha lamtumiren futbollit ne moshen 35 vjeçare pikerisht ne ndeshjen ndaj Vllaznise ne “Loro Boriçi”, ne stadiumin ku u rrit si sportist. Nderkohe tashme do te nise nje karriere te re, ate si drejtor sportiv

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments