Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU përfol te Partizani dhe Dinamo, Thomas Brdariç habit me ekipin e...

U përfol te Partizani dhe Dinamo, Thomas Brdariç habit me ekipin e ri në Gjermani

Thomas Brdariç është një prej trajnerëve më të përfolur në Shqipëri, që prej aventurës me Vllazninë sezonin e kaluar, e cila u ndërpre në mesin e kampionatit të sapo mbyllur.

Për gjermanin u përfol se aventura e tij e radhës do lidhej sërish në Shqipëri. Më të interesuarit për shërbimet e tij ishin Partizani dhe Dinamo, megjithatë mungonin hapat konkretë.

Së fundmi zërat vijnë nga Gjermania, ku Brdariç thuhet se do marrë drejtimin e SV Straelen, klub që militon në ligën e katërt gjermane. Gjithçka pritet të bëhet zyrtare ditët në vazhdim./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments