HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKaina i jep fund dilemave për t'u larguar. Nis stërvitjen me Vllazninë

Kaina i jep fund dilemave për t’u larguar. Nis stërvitjen me Vllazninë

Pas nje gjysme te dyte te sezonit shume te mire me Kastriotin, sulmuesi Kaina Nunes pat shprehur deshiren qe ta vazhdonte karrieren e tij ne nje kampionat tjeter, ku kishte marre sinjale konkretisht per te kaluar ne Austri.

Por kjo gje ne fakt nuk iu be realitet. Arsyeja ka qene inisistimi i drejtuesve te Vllaznise per te vazhduar kontraten qe kishte me klubin shkodran deri ne fund dhe si rrjedhoje sulmuesi 25 vjeçar ka nderruar mendje.

Pasditen e sotme ai eshte pare ne stervitje me ekipin duke u vene menjehere nen urdherat e trajnerit Josa, i cili e konsideron nje rikthim te rendesishem per sulmin e skuadres se tij.

Me ardhjen e tij, por edhe Aralicen, Çoben, Latifin, e Ardit Hoxhajn, sulmuesi i Vllaznise duket deri diku i plotesuar, por nga sa merret vesh, drejtuesit jane duke tentuar per nje tjeter goditje ne merkato per kete repart.

E njejta gje do te ndodhe dhe me mbrojtjen ku pritet nje apo dy lojtare te tjere dhe po ashtu edhe per mesfushen ku mendohet te mberrije edhe nje lojtar tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments