Pas nje gjysme te dyte te sezonit shume te mire me Kastriotin, sulmuesi Kaina Nunes pat shprehur deshiren qe ta vazhdonte karrieren e tij ne nje kampionat tjeter, ku kishte marre sinjale konkretisht per te kaluar ne Austri.

Por kjo gje ne fakt nuk iu be realitet. Arsyeja ka qene inisistimi i drejtuesve te Vllaznise per te vazhduar kontraten qe kishte me klubin shkodran deri ne fund dhe si rrjedhoje sulmuesi 25 vjeçar ka nderruar mendje.

Pasditen e sotme ai eshte pare ne stervitje me ekipin duke u vene menjehere nen urdherat e trajnerit Josa, i cili e konsideron nje rikthim te rendesishem per sulmin e skuadres se tij.

Me ardhjen e tij, por edhe Aralicen, Çoben, Latifin, e Ardit Hoxhajn, sulmuesi i Vllaznise duket deri diku i plotesuar, por nga sa merret vesh, drejtuesit jane duke tentuar per nje tjeter goditje ne merkato per kete repart.

E njejta gje do te ndodhe dhe me mbrojtjen ku pritet nje apo dy lojtare te tjere dhe po ashtu edhe per mesfushen ku mendohet te mberrije edhe nje lojtar tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/