HomeKRYESOREUEFA i bën 'nder' Çekiçit dhe Cikalleshit, ekipi turk do t’i luajë...

UEFA i bën ‘nder’ Çekiçit dhe Cikalleshit, ekipi turk do t’i luajë të dyja sfidat kualifikuese në shtëpi. Ja arsyeja

Skuadra turke e Konjasporit do t’i luajë të dyja ndeshjet e saj kualifikuese përballë Bate Borisovit brenda në shtëpi, njëra do të jetë e mbushur me tifozë, ndërsa tjetra me dyer të mbyllura.

Ky vendim i marrë nga UEFA ka ardhur si pasojë e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë, me klubet bjelloruse që nuk do të lejohen të luajnë asnjë ndeshje brenda në shtëpinë e tyre.

Ky është një lajm i mirë për dy futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë me Konjasporin, Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshin, të cilët kanë një mundësi të mirë kualifikimi për në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments