Skuadra turke e Konjasporit do t’i luajë të dyja ndeshjet e saj kualifikuese përballë Bate Borisovit brenda në shtëpi, njëra do të jetë e mbushur me tifozë, ndërsa tjetra me dyer të mbyllura.
Ky vendim i marrë nga UEFA ka ardhur si pasojë e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë, me klubet bjelloruse që nuk do të lejohen të luajnë asnjë ndeshje brenda në shtëpinë e tyre.
Ky është një lajm i mirë për dy futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë me Konjasporin, Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshin, të cilët kanë një mundësi të mirë kualifikimi për në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.