HomeKRYESORETe Partizani vazhdojnë ta presin, por Da Silva mund të përfundojë në...

Te Partizani vazhdojnë ta presin, por Da Silva mund të përfundojë në Indi te Brdariç

Pas Fallou Diagne, trajneri Thomas Brdariç mund te marre tek skuadra indiane FC Chennaiyin edhe sulmuesin brazilian Victor da Silva. Ky i fundit po e shtyn shume zyrtarizimin tek Partizani dhe kjo mund te jete nje nga arsyet e saj.

Siç eshte bere e ditur, ish- trajneri i Vllaznise tashme ka marre drejtimin e skuadres indiane qe eshte shpallur dy here kampione e ketij vendi ne shtate vitet e fundit, per te nisur nje cikel te ri ne krye te saj.

Por Brdariç nuk deshiron te jete vetem ne kete vend te larget dhe po tenton te binde drejtuesit e klubit per te patur me vete edhe disa nga bashkepunetoret e ngushte te tij ne Shkoder.

Gazeta “Shkodra Sport” ka bere te ditur kohet e fundit se po tentohet edhe marrja e Matko Djarmatit ne postin e drejtorit sportiv por kroato- shqiptar duket i pavendosur per kete propozim.

Por nga ana tjeter, mbrojtesi Diagne tashme eshte zyrtarizuar si futbollist i FC Chennaiyin, nderkohe qe dy ditet e fundit ne mediat prane klubit indian apo dhe faqet e tifozeve te kesaj skuadre ka filluar te qarkulloje edhe emri i Victor da Silves si futbollisti me i ri i kesaj skuadre.

Dhe ne fakt me shume sesa i ka duruar Brdariç “tekat” e brazilianit, nuk i ka duruar kush dhe e ka bere kete gje sepse ka besuar tek talenti i tij, talent qe mund ta ndihmoje per te patur sukses edhe ne skuadren e tij te re ne Indi./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments