Vllaznia fitoi pasditen e sotme edhe miqesoren e dyte gjate pergatitores austriake. Kete here ajo triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj ekipit SV Lafnitz, fale golave te shenuar te dy ne pjesen e dyte nga Mehdi Çoba dhe Erdenis Gurishta.
Duhet thene se trajneri Josa ndryshe nga ndeshja e pare ndaj Traiskirchen ku aktivizoi 19 lojtare, kete here ka aktivizuar edhe dy me shume sepse ka dashur mundesi edhe atyre per te treguar vlerat e tyre.
Neshja ndaj SV Lafnitz nisi me Zogoviç ne porte e me rradhe, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Çoba, A.Hoxhaj dhe Aralica. Ne pjesen e dyte nderkohe ka patur vend edhe per 10 lojtare te tjere. I vetmi qe ka luajtur 90 minuta ne kete takim ka qene portieri Zogoviç.
Nderkohe ne minuta te ndryshe te pjeses se dyte jane aktivizuar edhe Shimajn ne rolin e mbrojtesit te djathte, Smajli ne te majte dhe Shehi e Paloka ne qender te ketij reparti. Po ashtu kane luajtur edhe Alivoda e Heriç ne mesfushe, bashke edhe me Pjeshken, Krujen, Vulajn dhe Kainen.
Vllaznia do te luaje nderkohe edhe nje miqesore te trete dhe te fundit me date 12 korrik, nje dite para kthimit ne Shkoder, ku kundershtar pritet te jete nje skuader me e forte, ndaj se ciles do te shikohet edhe forca e vertete ne prag te ndeshjeve me Universitatea te Krajoves./SHKODRA-SPORT.COM/