HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nis të besojë tek të rinjtë. Sot në fushë ishin tre...

Vllaznia nis të besojë tek të rinjtë. Sot në fushë ishin tre prej tyre si titullarë

Tre ndeshje- tre fitore per ekipin e Vllaznise ne miqesoret qe po zhvillon ne Austri. Ajo qe vihet re eshte se trajneri Josa eshte munduar t’i aktivizoje thuajse te gjithe futbollistet qe ka ne dispozicion, madje duke i alternuar thuajse te gjithe edhe sa i takon formacionit baze.

Ajo qe te ben pershtypje ka te beje me faktin se tekniku kuqebluve ka filluar t’i jape vemendjen e duhur edhe elementit te ri shkodran. Keshtu, ne ndeshjen e sotme ndaj Al Ahli, e kane nisur si titullar tre futbolliste te rinj.

Behet fjale per portierin Kristi Qarri, mbrojtesin Geralb Smajli dhe mesfushorin Rejan Alivoda. Madje duhet thene se per Smajlin kjo eshte ndeshja e dyte qe e nis si titullar sepse ka luajtur edhe ne te paren ndaj Traiskirchen (1-0). Por nese ne ate ndeshje ai luajti si mbrojtes i majte, sot eshte provuar ne te djathte.

Edhe per mesfushorin 19 vjeçar Alivoda pershtypjet e para jane shume pozitive dhe sot ka luajtur titullar, nderkohe qe eshte aktivizuar edhe ne dy miqesoret e tjera per disa minuta. E njejta gje edhe per portierin Qarri qe ne fakt nuk eshte se ka shume nevoje per t’u pare sepse i ka treguar aftesite e tij.

Ideja e stafit por edhe e drejtuesve te klubit, eshte per t’i hedhur me shume syte drejt elementit te ri dhe ky padyshim qe eshte nje lajm i mire per lojtaret e mesiperm, por edhe per te tjeret qe presin momentin e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments