Tre ndeshje- tre fitore per ekipin e Vllaznise ne miqesoret qe po zhvillon ne Austri. Ajo qe vihet re eshte se trajneri Josa eshte munduar t’i aktivizoje thuajse te gjithe futbollistet qe ka ne dispozicion, madje duke i alternuar thuajse te gjithe edhe sa i takon formacionit baze.

Ajo qe te ben pershtypje ka te beje me faktin se tekniku kuqebluve ka filluar t’i jape vemendjen e duhur edhe elementit te ri shkodran. Keshtu, ne ndeshjen e sotme ndaj Al Ahli, e kane nisur si titullar tre futbolliste te rinj.

Behet fjale per portierin Kristi Qarri, mbrojtesin Geralb Smajli dhe mesfushorin Rejan Alivoda. Madje duhet thene se per Smajlin kjo eshte ndeshja e dyte qe e nis si titullar sepse ka luajtur edhe ne te paren ndaj Traiskirchen (1-0). Por nese ne ate ndeshje ai luajti si mbrojtes i majte, sot eshte provuar ne te djathte.

Edhe per mesfushorin 19 vjeçar Alivoda pershtypjet e para jane shume pozitive dhe sot ka luajtur titullar, nderkohe qe eshte aktivizuar edhe ne dy miqesoret e tjera per disa minuta. E njejta gje edhe per portierin Qarri qe ne fakt nuk eshte se ka shume nevoje per t’u pare sepse i ka treguar aftesite e tij.

Ideja e stafit por edhe e drejtuesve te klubit, eshte per t’i hedhur me shume syte drejt elementit te ri dhe ky padyshim qe eshte nje lajm i mire per lojtaret e mesiperm, por edhe per te tjeret qe presin momentin e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/