...
HomeKRYESOREKlubi i Bundesligës ofron 5 milionë euro për sulmuesin shqiptar

Klubi i Bundesligës ofron 5 milionë euro për sulmuesin shqiptar

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha pritet të transferohet nga Fenerbahce te Mainzi gjatë kësaj merkatoje. 24-vjeçari, nuk ka arritur të gjej veten nën urdhrat e trajnerit Jorge Zhezus, teksa po mendon largimin nga skuadra turke.

Sipas medias turke “Fantatik”, Mainzi është gati të paguajë 5 milionë euro për shqiptarin, i cili ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Gjermanisë.

Vlen të theksohet se Fenerbahce kërkon të shesë Berishën për të njëjtën shumë, për pesë milionë euro që pagoi sezonin e kaluar, për ta transferuar. 24-vjeçari është aktivizuar gjithsej 33 ndeshje gjatë sezonit të kaluar te Fenerbahce, ku shënoi 7 gola dhe bëri 3 asistime.

Ne Gjermani jane te bindur se lojtari do te kaloje tek Mainz, megjithate duhet pritur. Deri me 31 gusht kur mbyllet dhe merkatoja, gjithçka mund te ndodhe.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.