HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShpëtim Duro: I uroj suksese Vllaznisë. Do ketë përballë një kundërshtar të...

Shpëtim Duro: I uroj suksese Vllaznisë. Do ketë përballë një kundërshtar të fortë, por jo të pakalueshëm

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, është ndalur për të folur edhe për ndeshjen e Vllaznisë ndaj Universitatea Kraiova. Ai i konsideron jo të pakalueshëm rumunët, teksa tha se Vllaznia është një skuadër që ka marrë përforcime cilësore së fundmi.

Duro u shpreh që do ishte i lumtur nëse shkodranët do arrinin të fitonin, ndërsa i uroi suksese edhe mikut të tij, Mirel Josa.

“Vllaznisë i uroj suksese. Eshtë një skuadër e mirë dhe me sa kam parë dhe kam dëgjuar, ka marrë përforcime jashtëzakonisht cilësore. I uroj suksese sinqerisht Vllaznisë, por edhe mikut tim Josa.

Patjetër që, ka një kundërshtar si Kraiova, që është i vështirë, por jo të pakalueshëm. Shpresoj që Vllaznia të fitojë javën që vjen”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Shpëtim Duro.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments