HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia mendon për kualifikimin, Dibra: Po bëjmë planet për ndeshjen tjetër

Vllaznia mendon për kualifikimin, Dibra: Po bëjmë planet për ndeshjen tjetër

Sekretari i përgjithshëm i Vllaznisë, Blendi Dibra, zbuloi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se te klubi shkodran po bëhen plane edhe për ndeshjen e radhës në Conference League.

Ndonëse ndeshja e parë me Universitatea Craiova u mbyll në barazim 1-1, te kuqeblutë kanë besim për një rezultat tjetër pozitiv edhe në ndeshjen e kthimit dhe shpresojnë te kualifikimi.

Planet po bëhen edhe për ndeshjen e radhës. Nuk kemi hequr dorë nga kualifikimi, pavarësisht kundërshtarit që është më i fortë në letër. Ne po punojmë për të gjitha. Dëshirojmë të falënderojmë tifozerinë e Vllaznisë, për ndeshjen në Shkodër.

Në rast kualifikimi, në turin e tretë, Vllaznia do të gjejë ukrainasit e Zorya, sfidë e cila do të luhet në Poloni dhe për këtë arsye drejtuesit po mendojnë që nëse arrihet suksesi, pas ndeshjes të shkojnë në Poloni dhe jo të kthehen në Shqipëri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments