Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELëvizje surprizë, sulmuesi shqiptar lë Fenerbahçen dhe transferohet te skuadra bavareze

Lëvizje surprizë, sulmuesi shqiptar lë Fenerbahçen dhe transferohet te skuadra bavareze

Tashmë është zyrtare, Mërgim Berisha transferohet te skuadra e Augsburgut në Bundesliga.

Sulmuesi shqiptar ka kaluar te ekipi gjerman në formulën e huazimit 1-vjeçar teksa ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

24-vjeçari lë kështu Fenerbahçen pas 1 sezoni, teksa në këtë aktual në një ndeshje të zhvilluar shënoi dhe një gol.

Berisha shkëlqeu sezonin e kaluar me gjigantët turq teksa në 22 sfida në Superligën e Turqisë ai shënoi 4 gola dhe dhuroi dhe 1 asist.

Më parë, Mërgim Berisha ka mbajtur veshur edhe fanellat e skuadrave të Red Bull Salcburg, Altak, Magdeburg, LASK Linz dhe Liefering.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments