HomeBOKSNelson Hysa sot në ring kundër gjermanit Muhamed Ali Durmaz

Nelson Hysa sot në ring kundër gjermanit Muhamed Ali Durmaz

Nelson Hysa po vazhdon me ndeshjet në boksin profesionist, teksa pak kohë më parë arriti që të fitonte në Durrës kundër Pasalic. Kjo éshtë ndeshja e katërt për boksierin shkodran në boksin profesionist teksa nê tre ndeshjet e mêparshme ai ka arritur veç fitore.

Këtë herë boksieri shkodran do të përballet në Gjermani, më saktësisht Leverkusen. Kundërshtari i Hysës do të jetë gjermani Muhamed Ali Durmaz.

Një përballje e fortë pritet të jetë kjo dhe fituesi mund të bëhet kandidati i parë për të boksuar për titullin WBF. Sportisti shqiptar është i bindur se do t’ia dalë me sukses dhe të bëj krenar sërish shqiptarët, këtë herë në arenën europiane.

Ndeshjen Ali-Hysa, mund ta ndiqni live pa pagesën në kanlin e Youtube “No Limit Boxing“, prej orës 18:30. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments