HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREFlamurtari kërkon kualifikimin në Shkodër, ja si luajnë sot vlonjatët

Flamurtari kërkon kualifikimin në Shkodër, ja si luajnë sot vlonjatët

Flamurtari do jetë sot mik në Shkodër në kuadër të raundit të 1/16 të kupës së Shqipërisë. Vlonjatët që kanë fituar ndeshjen e parë në shifrat 2-1 kundër Vllaznisë, do tentojnë kualifikimin sot. Dhe për këtë ekipi vlonjat duket shumë i motivuar për një rezultat pozitiv.

Kështu trajneri Troisi duket se ka vendosur edhe për 11tshen që do zbresë në fushë sot në “Loro Boriçi”. Kështu elementëve të eksperiencës i shtohen edhe disa lojtarë të talentuar që premtojnë për të ardhmen. Kështu në portë pritet Moçka. Repartin e mbrojtjes pritet ta përbëjnë emra si: Liçaj, Bicaj, Qarri dhe Dos Santos.

Në mesfushë shkodrani Pjeshka duket i paprekshëm , ku do ketë edhe mbështetjen e Dishes dhe Camargos. Në sulm Metani që ka zhvilluar ndeshje pozitive së fundmi së bashku me brazilianin Souza do plotësojnë repartin edhe me Flores, ish-sulmuesin e Kukësit.

Kuqezinjtë janë një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar aspak. Pasi Vllaznisë i lind detyra të përmbysë shifrat kundër një ekipi që nuk ka aspak presion dhe në këtë mënyrë bëhet akoma edhe më i rrezikshëm.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments