HomeKRYESOREJa se çfarë ndodh kur dy Kombëtare kanë pikë të barabarta në...

Ja se çfarë ndodh kur dy Kombëtare kanë pikë të barabarta në Botëror, FIFA me rregull tjetër nga Champions League

Në mbrëmjen e sotme do të fillojnë edhe ndeshjet e fundit për grupet e Botërorit. Deri tani është Portugalia, Brazili dhe Franca që kanë siguruar kalimin më tej. Por asnjëra prej tyre nuk ka siguruar vendin e parë dhe do të kenë motiv për të luajtur në këto përballje.

Pyetja që të gjithë shtrojnë është: “Po çfarë ndodh nëse do të kemi pikë të barabarta mes Kombëtareve?”.

Këtu vlen të theksohet se kriteret e FIFA janë ndryshe nga ato të UEFA. Përshembull, UEFA i jep përparësi ndeshjeve direkte në Europian apo edhe në Champions League.

Ndërkohë për FIFA, më kryesorja është diferenca e golave. Pra nëse dy Kombëtare do të kenë të njëjtën sasi pikësh, fillimisht do të merret golavarazhi për të vendosur fituesin.

Nëse diferenca e golave është e barabartë, më pas është kriteri i golave të shënuar. Vetëm pas këtyre rregullave kalohet në përballjen direkte.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments