Oliver Birhof nuk do të jetë më drejtori sportinv i kombëtares gjermane dhe duket se për të zënë vendin e lënë bosh nga ish-sulmuesi, në skenë kanë dalë katër legjenda të “Pancerave”.
1.Matias Zamer- Ikona e futbollit gjerman në 1996 (Matias Zamer) është njëri ndër pretendentët më seriozë për të marrë postin e Bierhofit.
Ai shpesh e ka analizuar gjendjen dhe ka kërkuar ndryshime rrënjësore në strukturat e brendshme. Përvoja e tij flet shumë, jo vetëm në krye të Borusias dhe Bajernit.
Puna e Zamerit admirohet nga dy “arkitektët” e triumfeve si Sami Kedira dhe Mikael Balak, të cilët janë të bindur se ai do të vendoste rregull dhe cilësi brenda standardeve të denja për një kombëtare të kalibrit botëror si Gjermania.
2.Lotar Mateus- Analiza e kohëve të fundit nga Mateus ka krijuar besim në strukturat e federatës dhe emri i tij është përmendur gjithmonë si opsion për ta vendosur në konturet e brendshme, por pa reagim konkret nga ai.
Kritikat e Lotar kanë rezultat të saktë ndaj strategjive të Flikut dhe përfaqësueses gjermane në Botërorin e Katarit, çka do të thotë se detyra e tij si zëvendësuesi i Oliverit do të rezultonte në duar të sigurta.
Gjithashtu 61-vjeçari njihet për marrëdhënien e ngushtë me Jyrgen Klop dhe vendosja e tij në këtë detyrë mund t’i jepte dritën jeshile të një kalimi të mundshëm të trajnerit nga “Anfield Road” drejt përfaqësueses në fjalë.
3.Bastian Shvajnshtaiger- I parapëlqyeri i tifozëve, shpesh ai e ka analizuar dhe ka përcaktuar ndryshimet se ku “Pancerat” kanë nevojë.
Aktualisht ai luan rolin e analistit tek “ARD” detyra e re për të ekziston si opsion.
Mentaliteti i tij dhe shpirti luftarak i transmetuar gjatë kohës me përfaqësuesen shikohen nga mediat vendëse si indikatorët e duhur për të rikthyer frymën drejt triumfeve.
4. Per Mertezaker- Aktualisht i papunë. Ka luajtur role të rëndësishme tek akademia e Arsenalit dhe kontributi i tij vlerësohet shumë nga mediat vendëse, si personi i duhur mbi postin në fjalë.
Taktikat e tij të aplikuara te “Topçinjtë” dhe studimi i strukturës organizative të ekipit të Flikut përgjatë Botërorit, madje duke cekur lëvizjet e brendshme, ndërmjet presidentit, drejtorit sportiv, trajnerit dhe stafit teknik, vërteton se ai është i gatshëm t’i japë udhë një situate të vështirë që ka kapluar kampionët e “Brazil 2014”.
Gjithsesi, mosha e tij mund të ndikojë negativisht në përzgjedhjen finale.


